… kur nuk mund të evitojmë konsumimin e yndyrnave dhe karbohidrateve, zgjidhja është të kufizojmë përthithjen…
Festat dhe ditëlindjet nuk mungojnë asnjëherë tek ne dhe të gjithë e kemi të pamundur t’ju rezistojmë shoqërisë së njerëzve tanë të dashur të ulur në tavolinat e mbushura plot me pjata të shijshme. Por është e dhimshme të anullojmë rezultatet e javëve të tëra për një ditë të vetme, apo të muajve të tërë, për disa ditë feste e pushimesh.
Për fat të mirë ne kemi gjetur një zgjidhje që do t’ju ndihmojë shumë për të mos i hedhur poshtë rezultatet e marra me shumë përpjekje. Si ata që duan të ruajnë formën, por sidomos ata që nuk duan të shtojnë në peshë, siç ndodh për fat të keq me shumë prej nesh në periudhat e festave plot tundime, mund të mbështeten tek ne në Better Me.
Pas kerkimeve të shumta mes biblografise shkencore, formuluesit tanë krijuan KILLER CAL, “vrasësin e kalorive”. KILLER CAL është një suplement (ndihme ushqimore) i shkëlqyer. Dy kapsula KILLER CAL të marra gjysmë ore para ngrënies do t’ju ndihmojnë të pëthithni më pak kalori nga sa konsumoni, duke ruajtur kështu formën tuaj fizike.
Falë përbërësve të tij aktivë gjeneron shumë efekte të dobishme në trup. Le t’i shohim së bashku:
- Ekstrakti i Phaseolus Vulgaris (fasule e bardhë) redukton përthithjen e karbohidrateve dhe ndihmon në kullimin e lëngjeve të trupit. Studime të shumta konfirmojnë efektivitetin e saj të madh në reduktimin e masës dhjamore, BMI-së, peshës dhe raportit bel/ije. Rezultatet e studimeve supozojnë se mekanizmi qëndron në frenimin e enzimës amilazë, thelbësore për tretjen e karbohidrateve.
- Ekstrakti i Psyllium është shumë efektiv në reduktimin e përthithjes së kalorive dhe lëndëve ushqyese. Ai favorizon metabolizmin e lipideve dhe karbohidrateve. Për më tepër, ka një efekt prebiotik, duke nxitur mirëqënien e florës së zorrëve. Psyllium, në fakt, shpesh njehsohet konceptin e “barkut të sheshtë“.
- Kitozani është një substancë e përftuar nga lëvozhga e krustaceve (frutat e detit me lëvozhgë) e cila redukton përthithjen e yndyrave në zorrë.
- Përveç kësaj, çdo kapsulë përmban 61% RDA të Pikolinatit të Kromit, i cili kontribuon në nivelin normal të glukozës në gjak dhe metabolizmin normal të makronutrientëve.
(Nuk përmban gjethe sene ose Fucus, të përfshira normalisht në këto llojë suplementesh, pra nuk do shkaktojë diare dhe nuk do t’ju bëjë të shkoni shpesh në tualet)