Objektivat

Lufto depresionin dhe lodhjen kronike

PREZANTIM:

Lodhja kronike ndonjëherë e ka origjinën nga një formë depresioni, ose është thjesht një problem fizik.

Depresioni nga ana tjetër mund të çojë në lodhje kronike. Në depresion është gjithmonë i pranishëm një aspekt mendor/shpirtëror, në lodhjen kronike, nga ana tjetër, nuk ka domosdoshmërisht një problem mendor/shpirtëror (por ndonjëherë ka, megjithëse në një nivel më të pavetëdijshëm).

Në këtë artikull do të merremi kryesisht me aspektin fizik.

ASPEKTI MENDOR/SHPIRTEROR

Le të themi diçka shumë të shkurtër: do të ishte e përshtatshme të përpiqeshim të eleminonim/zgjidhnim shkaqet nga të cilat e ka origjinën depresioni ose lodhja kronike (që në thelb është një formë e refuzimit për të jetuar, qoftë edhe pa vetëdije). Nëse problemi është lidhja me një person ose një punë që na bën të ndihemi keq, zgjidhja është: shkëputja, shkëputja nga ai person ose nga ajo punë. Nëse bëhet fjalë për një sëmundje, është e nevojshme të merrni masat për ta kuruar atë; gjithçka që duhet bërë. Pasi të keni eleminuar shkaqet themelore, bëhet shumë më e lehtë të lulëzoni me këshillat e mëposhtme. Megjithatë, edhe nëse nuk jeni në gjëndje t’i zgjidhni shkaqet, ndjekja e këshillave që ju japim do t’ju bëjë gjithsesi shumë mirë.

DIETA:

Ushqimi është vërtet shumë i rëndësishëm. Ju jeni çfarë hani!

Përqëndrohuni te ushqimet “e shëndetshme” dhe mbi të gjitha të përshtatshme: makarona, bukë, drithëra dhe oriz absolutisht integrale, (në fillim mund t’ju pëlqejnë më pak se makaronat dhe orizi i rafinuar, por kur të mësoheni me to do t’ju pëlqejnë më shumë). Fruta, brokoli, lakra. Meqënëse muskujt përbëhen nga proteina, përfshini sasi të mjaftueshme të mishit pa yndyrë, peshkut, pulës, proshutë shumë të ligët. Frutat e thata janë gjithashtu të shkëlqyera.

Një ose dy herë në javë, jepini vetes lirinë e nje vakti ku të hiqni të gjitha dëshirat. Por vetëm në ate vakt, menjëherë pas kësaj kthehuni në rregjimin tuaj. Nuk është e vështirë të ndiqni këshillat e mësipërme.

Dieta 40-30-30 (e quajtur edhe Dieta në zonë) është sipas mendimit tonë, lloji i dietës që më shumë se çdo tjetër promovon mirëqënien fizike dhe mendore. Ajo përfshin konsumimin e ushqimëve të listuara më sipër, por në një proporcion të saktë: 40% e kalorive vijnë nga karbohidratet, 30% nga proteinat dhe 30% nga yndyrat. Ushqimi në këtë mënyrë krijon një sërë reaksionesh kimike të dobishme në trup që nuk ndodhin në asnjë dietë tjetër. Në faqen Better Me do të gjeni artikuj që shpjegojnë mirë këtë dietë dhe gjithashtu shëmbuj praktikë të vakteve. Nuk është e vështirë nëse e dini se si. Thjesht kërkon pak më shumë vëmendje.

STERVITJA:

Është thelbësore të dini se çfarë janë endorfinat. Veprimi i tyre është i ngjashëm me morfinën dhe substancat e tjera opiate. Ato janë efektive: në reduktimin e dhimbjes; në rregullimin e ciklit menstrual; në ndjesinë e mirëqënies dhe përmbushjes që lind në fund të një marrëdhënieje seksuale; në kontrollin e oreksit dhe aktivitetit gastrointestinal; në termorregullim; në rregullimin e gjumit. Aspekti më tërheqës dhe interesant i endorfinës është aftësia e tyre për të rregulluar gjëndjen shpirtërore. Gjatë situatave veçanërisht stresuese trupi ynë përpiqet të mbrohet duke çliruar endorfinë të cilat nga njëra anë ndihmojnë në tolerimin më të mirë të dhimbjes dhe nga ana tjetër kanë një efekt pozitiv në humor.

Stërvitja nxit prodhimin e endorfinës me 500%. Kjo shpjegon në mënyrë të përkryer atë ndjenjë të pamohueshme të humorit të mirë dhe mirëqënies që lind pas ushtrimit të një aktiviteti të vogël fizik. Reduktimi i ankthit, stresit, zemërimit dhe kontrollit të oreksit janë veti të tjera të dobishme të endorfinës të cilat gjithashtu kanë një efekt të fuqishëm analgjezik të përfshirë në reduktimin e përceptimit të dhimbjes. Stërvitja ideale për të promovuar këto përfitime konsiston në stërvitjet që zgjasin 15-20 minuta. Në fakt, 15-20 minuta janë një stërvitje e shkurtër që mund të përballohet pa mundim nga një mëndje e lodhur ose e dëshpëruar ose nga ata që vuajnë nga lodhja kronike por nga ana tjetër janë të mjaftueshme për të stimuluar endorfinat pa shkaktuar akumulim të lodhjes.

Ideale janë 6 stërvitje javore për të stimuluar pak endorfinë çdo ditë. Nëse nuk mundeni 6 herë, bëjeni sa herë të mundeni duke e ditur që në këtë rast sa më shpesh, më mire. Në lidhje me stërvitjet me pesha: zgjidhni ushtrimet që ju pëlqejnë më shumë. Kryeni 12-15 përsëritje të këtyre muskujve: kraharor, shpinë, deltoid, biceps, triceps, biceps femur. Kryeni 20-25 përsëritje për kuadriceps, pulpa, gluteus, abs. Bëni një set në ezaurim vetëm kur keni dëshire dhe kur e ndjeni. Një stërvitje mund të jetë vetëm kardio: tapet, eliptik, biçikletë, step, klasa aerobike. Keto te fundit jane fort të këshillueshme, sepse në to mund të socializoni e të kaloni momente të këndshme në shoqëri të personave të tjerë. Herë stërvituni me pesha, herë të tjera me kardio. Në këtë rast ka vetëm një rregull: bëni stërvitjen që ju pëlqen më shumë, jo atë që ju duket më me kuptim apo më inteligjente. E rëndësishme është të stërvitni dhe stimuloni endorfinën.

Nëse dëshironi të alternoni një ditë peshash me një kardio: shkëlqyeshëm. Nëse dëshironi të bëni pesha ose kardio për disa ditë rresht: kjo është gjithashtu e mrekullueshme. Nëse një ditë zëvendësoni një stërvitje më pak tenis ose not, futboll, vallëzim ose karate: kjo është mirë (përderisa koha e lojës është rreth 20 minuta, ose 30, por vetëm nëse ju pëlqen dhe jo shpesh).

Bëj atë që të pëlqen! Ky është rregulli i vetëm.

Edhe nëse stërviteni në këtë mënyrë në dukje të çrregullt, trupi do të përmirësohet si estetikisht ashtu edhe në efikasitet dhe mirëqënie, veçanërisht nëse hani mirë (siç rekomandohet). Dhe çdo stërvitje do të stimulojë endorfinat. Vazhdoni derisa të ndiheni mirë. Më pas, nëse dëshironi, mund të reduktoni ditët e stërvitjes dhe të rrisni kohëzgjatjen e stërvitjes; por vetëm kur të jeni shëruar nga depresioni ose lodhja kronike.

SUPLEMENTET

Suplementët e rekomanduara janë:

GOOD NIGHT

Ky produkt nuk përdoret vetëm për të fjetur mirë, por në fakt përmban substanca të ndryshme bimore që mund të nxisin një humor të mirë, qetësi dhe largojnë mendimet e këqija. Këshillohet të merret një kapsulë në mëngjes dhe 1-2 në mbrëmje. Nuk shkakton përgjumje, vetëm nxit një mëndje të qetë, kështu që mund ta merrni dhe të ngisni makinën. Në mbrëmje ai relaksim do të nxisë gjumin e thellë dhe në mëngjes do të zgjoheni të freskët e të clodhur.

ENERGY TURBO MAX

Është një përzierje e fuqishme e substancave energjike që do t’ju bëjë shumë mirë. Merrni atë përpara se të shkoni në palestër (ose të luani sport). Edhe nëse nuk jeni duke ushtruar, prapë merrni një dozë paradite, kjo do t’ju japë mbështetje.

POST WORKWOUT

Trupi i atyre që janë në depresion, ose që janë gjithmonë të lodhur, duhet të marrë elementë restauruese si ato që përmban ky suplement. Merrni atë sapo të përfundoni stërvitjen tuaj. Edhe nëse nuk jeni duke ushtruar, prapë merrni një dozë pasdite.

CFARË TË PRESIM

Programi, nëse ndiqet në tërësi, do t’ju bëjë vërtet të lulëzoni. Nga dita e parë. Natyrisht, me kalimin e ditëve, rezultatet grumbullohen. Qe pas një muaji do të jeni shumë më mirë, por brënda pak muajsh do të shihni përmirësime vërtet të mëdha.

CFARË TË BËSH NËSE TË DUKET SIKUR NUK PO PËRMIRESOHESH

Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto:

  1. Kuptoni se “Ju jeni çfarë hani!” dhe se ata që hanë mirë kanë rezultate më të mira se ata që hanë keq. Pra, nëse nuk po hani në mënyrën e rekomanduar, është koha ta bëni.
  2. Nuk po përdorni suplementët e rekomanduara.
  3. Stresi i tepërt; ndoshta ju praktikoni shumë aktivitet fizik, punoni shumë intensivisht fizikisht ose keni një jetë të parregullt (shkoni në shtrat shumë vonë dhe flini pak).
  4. E rëndësishme: shkaku që është në origjinën e depresionit ose lodhjes kronike ka një ndikim të madh tek ju. Zgjidhja është gjithmonë një nga këto te dyja: eleminojeni ose zgjidheni.

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të dështoni.


Lini një Përgjigje