Objektivat

Sporte rezistence

PREZANTIM:

Sportet e rezistencës karakterizohen nga përpjekje me intensitet të moderuar/mesatar për një periudhë të gjatë kohore. Ndiqni këshillat e mëposhtme nëse bëni pjesë në një nga këto kategori:

  • çiklizëm,
  • vrapim në distanca të mesme dhe të gjata,
  • not

DIETA:

Nëse praktikoni sporte rezistence 2 gjëra nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj: karbohidratet dhe yndyrat MCT (të cilat do t’i shpjegojmë së shpejti).

Përqëndrohuni te ushqimet “e shëndetshme” dhe mbi të gjitha të përshtatshme: makarona absolutisht integrale, bukë, drithëra dhe oriz (në fillim mund t’ju pëlqejnë më pak se makaronat dhe orizi i rafinuar, por kur të mësoheni me to do t’ju pëlqejnë më shumë). Fruta, brokoli, lakra. Meqënëse muskujt përbëhen nga proteina, përfshini sasi të mjaftueshme të mishit të kuq, peshkut, pulës, proshutë pa yndyre. Frutat e thata janë gjithashtu të shkëlqyera.

Por tani ju duhet të dini se çfarë janë yndyrnat MCT. Ndërkohë, MCT është një akronim (Medium Chain Triglycerides)  që do të thotë: Trigliceride me zinxhir të mesëm. Janë yndyrna shumë të veçanta. Në trup ato sillen si karbohidrate dhe vështirë se shndërrohen në dhjam. Kjo do të thotë që rezervat e energjisë të muskujve zgjasin më shumë (duke rritur energjinë dhe qëndrueshmërinë). Si shembull figurativ: duket sikur muskujt punojne me 2 lloje karburanti. Në natyrë, yndyrat MCT gjënden vetëm në arrat e kokosit, por së bashku me yndyrnat e tjera. Nëse nuk dëshironi ta kaloni jetën tuaj duke qëruar arra kokosi (dhe duke marrë yndyrna shtesë jo-MCT), atëherë alternativa është të përdorni suplementin tonë MCT pak kohë përpara sportit.

SUPLEMENTËT

Sportet e rezistencës kërkojnë testosteron, energji, qëndrueshmëri ndaj lodhjes dhe rikuperim të shpejtë.

Para stërvitjes, nuk mund të mungojë kurrë ENERGY TURBO MAX: është forca e 9 suplementeve në 1 të vetëm për të nxitur fuqinë maksimale, energjinë dhe rezistencën ndaj lodhjes.

Pas stërvitjes është e dobishme të përdorni POST WORKOUT / SPORT, është fakt që pas stërvitjes hapet një moment i veçantë metabolik në të cilin muskujt mund të forcohen dhe rikuperimi favorizohet.

Një tjetër suplement i rëndësishëm është G.H. RELEASE: stimulon prodhimin natyral të hormonit të rinisë/rritjes dhe kjo nxit performancën dhe mbi të gjitha rikuperimin midis një angazhimi sportiv dhe tjetrit. Një shtesë proteinike është e nëvojshme vetëm nëse konsumoni pak ushqime proteinike në dietën tuaj ose nëse jeni nën peshë dhe dëshironi të shtoni pak. Në këtë rast, stërvituni fort dhe përdorni një suplement proteinik (sepse muskujt përbëhen nga proteina) nga gama e produkteve Better Me.

CFARË TË PRESIM

Ata që ushqehen mirë dhe përdorin suplementët e propozuara, qoftë edhe një të vetëm (por shumë më mirë nëse janë 2 ose 3) mund të presin një përmirësim të performancës në sportin e tyre, një aftësi më të mirë për t’i bërë ballë performancës sportive. Rikuperim më i mirë midis stërvitjeve

CFARË TË BËNI NËSE NUK PO PËRMIRESOHENI NË SPORTIN TUAJ

Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto:

  1. Kuptoni se “ju jeni çfarë hani” dhe se ata që hanë mirë kanë rezultate më të mira se ata që hanë keq. Prandaj nëse nuk jeni ushqyer në mënyrën e rekomanduar, Tani eshte koha ta beni!
  2. Nuk po përdorni suplementët e rekomanduara. Shumë kërkime shkencore vërtetojnë se ata që marrin suplemente të caktuara përformojnë më mirë se ata që nuk marrin (mos harroni se të gjitha suplementët bëhen me substanca natyrale)
  3. Në sportin tuaj nuk po impenjoheni mjaftueshëm dhe për këtë arsye trupi nuk merr stimulin që e shtyn të përmirësohet
  4. Mund të jetë edhe e kunderta, po stërviteni me shumë na sa është e nevojshme dhe për këtë arsye trupi mezi rikuperohet dhe nuk ka ditë të mjaftueshme rikuperimi për t’u përmirësuar.
  5. Stresi i tepërt; ndoshta ju praktikoni sporte të tjera, punë që është shumë e vështirë fizikisht, ose një jetë të parregullt (shkoni në shtrat shumë vonë dhe flini pak).

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të dështoni.


Lini një Përgjigje