Artikuj & Video

Si të stërvisim këmbë me super hiper tepër celulit

Artikull nga Eranda Shuaipi

Të dashura mikesha,
Para së gjithash, ju kërkoj ndjesë për titullin agresiv, i cili megjithatë e jep një ide se për çfarë do të flasë ky artikulli i imi. Nëse rastësisht i përkisni kësaj kategorie mos u ndjeni “se po ju godas fort”. Përkundrazi, qëllimi im është t’ju ndihmoj ta zgjidhni problemin një herë e përgjithmonë dhe në një kohë shumë të shkurtër. Kështu që ju uroj lexim të mbarë.
Ky artikull e merr rrugën i frymezuar nga një mikesha ime shumë e mirë. Nga mesi e lart ajo është shumë mirë, ka një fytyrë të bukur dhe ështe shumë sharmante. Këmbët nuk i ka shumë të shëndosha, por janë vërtet plot celulit dhe ritencion hidrik (super, hiper, tepër).
Celuliti dhe ritencioni hidrik janë të lidhura. Tekstet mjekësore thonë se në dermë (nën lëkurë), ku ndodhet sistemi i gjakut dhe ai limfatik, ekziston një situatë edeme (stagnimi i lëngjeve) që ndoshta vjen për shkak të mos qarkullimit të mirë të gjakut në këto zona dhe sistemit limfatik.
Disa thonë se është e pamundur të zgjidhet, të tjerë thonë se mund të bëhet pak, por ju siguroj se nëse bëni stërvitjen që po ju propozoj tani, ky problem do të zhduket brenda një kohe të shkurtër.
Sa e shkurtër?
Le të themi disa muaj deri në një vit. Nuk është shumë për të pasur këmbë të bukura. Nëse keni menduar për “disa javë” më vjen keq, por nuk do t’ju them këtë “gënjeshtër”. Kur ke të bësh me këmbë që janë shumë të prekura nga celuliti dhe ritencioni hidrik, gjëja më pa kuptim (për të mos përdorur ndonje term që dikush mund të ofendohet), që mund të bësh, është t’i stërvitësh me qëllimin kryesor zhvillimin e muskujve, me pesha të rënda dhe përsëritje të ulëta.
Kjo do të ishte një stërvitje absolutisht e pasuksesshme, sepse do të nxiste prodhimin e mbetjeve metabolike (dioksid karboni, acid laktik), duke e përkeqësuar situatën pikerisht sepse në rastin e këmbëve tuaja sistemi i qarkullimit të gjakut dhe sistemi limfatik nuk funksionojnë mirë për ti “larë” këto mbetje e eleminuar ato sic duhet. Rezultati është që as muskujt, as celuliti dhe as ritencioni hidrik nuk do të përmirësohen.
Për këtë arsye duhet ti stervisni me ngarkesa më të lehta. Një gabim tjetër i madh është t’i stërvitësh me pesha të lehta por pa i impenjuar realisht “për të mos i përkeqësuar”. Zgjidhja është një stërvitje që përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut, përmirëson sistemin limfatik dhe… po, përmirëson gjithashtu muskujt e këmbëve. Muskujt mund të stërviten, kapaciteti aerobik mund të stërvitet, madje edhe aftësia për të përdorur yndyrat e trupit si energji mund të stërvitet dhe sistemi kardiovaskular (qarkullues) dhe sistemi limfatik gjithashtu mund të stërviten. A e dini se me stërvitjen e duhur mund të rrisni, zgjeroni dhe madje dyfishoni numrin e kapilarëve?
Nëse dëshironi një stërvitje që i bën të gjitha këto, ja ku është.
Stërvitni këmbët, vetëm një herë në javë, me këtë stërvitje:

STERVITJA PER KEMBET
Squat: një set nxehje me një peshë të lehtë për 15 përsëritje dhe më pas, pas 2 minutash pushim, kryeni një set prej 20-25 përsëritjesh deri në ezaurim total të muskujve, pushoni vetëm 30 sekonda dhe rifilloni po me të njëjtën peshë dhe kryeni aq përsëritje sa të mundni, deri në ezaurim total serish. Pushoni përsëri edhe 30 sekonda dhe rifilloni po me të njëjtën peshë dhe kryeni aq përsëritje sa të mundni, deri në ezaurim total përsëri.
2 minuta bicikletë të lehtë + 30 sekonda pushim

Leg curl: nje set me 12-15 përsëritje deri në ezaurim total
2 minuta bicikletë të lehtë + 30 sekonda pushim

Gluteo machine: një set të vetem prej 15-20 përsëritjesh deri në ezaurim total të muskujve, pushoni vetëm 30 sekonda dhe rifilloni po me të njëjtën peshë dhe kryeni aq përsëritje sa të mundni, deri në ezaurim total sërish. Pushoni përsëri edhe 30 sekonda dhe rifilloni po me të njëjtën peshë dhe kryeni aq përsëritje sa të mundni, deri në ezaurim total përsëri.
2 minuta bicikletë të lehtë + 30 sekonda pushim

Pulpat në leg press: një set të vetëm prej 35-50 përsëritje
2 minuta bicikletë të lehtë+ 2 minuta pushim

Leg Press (në 45 gradë, më mirë nëse bëhet me këmbët vertikalisht): 50 përsëritje pa arritur në ezaurim. Duhet të zgjedhësh një peshë me të cilën e ke vështirë të arrish në 60 përsëritje, por ndalesh në 50. Ideja është që stërvitja duhet të jetë sfiduese, impenjative, por jo në ezaurim.
3 minuta bicikletë të shpejtë por të lehtë.
Clodhuni 20-30 sekonda
Përsërisni ciklin Leg press / Bicikletë të shpejtë 3 herë gjithësej.
Tani përfundoni stërvitjen duke u shtrirë në tokë, me të pasmet afër murit dhe këmbët lart të mbështetur vertikalisht pas murit. Qëndroni në këtë pozicion shkarkimi venoz për 6 minuta.
Pyetja kryesore që më bëjnë gratë dhe vajzat është
“nuk është shumë pak?”
Absolutisht jo !!!!
Studime të shumta tregojnë se femrat, të cilat stërviten “natyral”, pra nuk përdorin substanca dopingu, kanë një aftësi shumë të kufizuar për të zhvilluar muskuj dhe për të toleruar stërvitjen.
Shumë studime të tjera tregojnë se femrat “natyral”, marrin rezultate të shkëlqyera me shumë pak seri.
Sekreti qëndron në realizimin e asaj serie që keni në dispozicion deri në ezaurim total. Me pak fjalë, nuk ka rëndësi se sa shumë ju dhëmb muskuli, apo sa ju djeg, nëse e keni kryer përsëritjen duhet të vazhdoni me tjetrën. Ushtrimi nuk mbaron në numrin e përsëritjeve të shkruara në fletë (që është një udhëzues) dhe nuk përfundon kur muskuli juaj dhemb ose djeg. Derisa të “DESHTONI” përsëritjen duhet të vazhdoni.
Një ekspert shumë i famshëm, babai i të gjitha makinerive të palestrës, Arthur Jones, shpikësi i makinerive Nautilus, dikur shkroi: “A keni bërë ndonjëherë një set për bicepsin dhe më pas keni vjellë? Nëse kjo nuk ju ka ndodhur kurrë, atëherë nuk e dini se çfarë do të thotë të stërviteni intensivisht”.
Tani jam e para që them se shprehja është e ekzagjeruar: sigurisht që nuk shkojmë në palestër për të vjelle pas cdo serie!!!!!
Megjithatë, kjo frazë do të thotë që njerëzit pothuajse gjithmonë nuk i kryejnë ushtrimet deri në pikën e ezaurimit total të muskujve. Njerëzit e mbarojnë ushtrimin kur arrihet numri i përsëritjeve të shkruara në fletë. Por nuk duhet të jetë kështu.
Për shëmbull, nëse në fletë shkruhet se duhet të bëni 12 përsëritje, pasi të arrini 12 duhet të provoni të 13-tën dhe nëse ia dilni, provoni një tjetër. Nuk ka rëndësi nëse muskujt ju djegin, nuk ka rëndësi nëse “mendoni” se nuk do t’ia dilni të bëni dhe një përsëritje tjetër, duhet ta provoni. Ushtrimi përfundon gjithmonë me përsëritjen që dështon. Madje madje, përfundon me përsëritjen që dështon pasi ju keni luftuar për disa sekonda për ta bërë atë ose për ta mbajtur peshën statike ose për ta frenuar në zbritje.
Shkurtimisht, është ABSOLUTISHT THEMELORE arritja e ezaurimit total të muskujve (dështimi).
Kjo është mënyra e duhur për t’u stërvitur dhe nëse stërviteni kështu, këto pak grupe nuk po them që do t’ju bëjnë të villni, por me siguri do t’ju lënë të rraskapitur.
Ndërkohë që theksoj se Leg Press-in nuk duhet ta bëni deri në ezaurim. Leg press-i i bërë me ato përsëritjet e larta, në alternim me biçikletën është gjimnastikë për sistemin vaskular dhe limfatik. Shumë toksina ri hidhen në qarkullim dhe kullohen nga biçikleta e cila bën efektin “lavatrice”
Ky ushtrim vepron si një kullim limfatik shumë i fuqishëm, por jo vetëm kaq, gjëja më e mirë është se rrit dhe përmirëson aftësinë e drenimit limfatik. Më besoni dhe brënda pak muajsh ose një viti (në varësi se sa i madh është problemi juaj me celulitin) do të keni këmbë super të bukura. Por jo vetëm kaq, do të jeni edhe më të shëndetshme. Ekzistojnë 3 lloje të presave të këmbëve. Ajo horizontale ku ushtrimi bëhet ulur: evitojeni!
Ajo në 45 gradë ku ushtrimi fillon me këmbët të përkulura në 45 gradë: në rregull, është e pranueshme, por nuk është më e mira,
Legg press vertikal. Është ai ku në pozicionin e fillimit i keni këmbët vertikalisht, lart. Ky është versioni më i mirë. Nëse nuk keni legg press vertikal në palestrën tuaj, mund ta bëni këtë ushtrim duke përdorur një Smith machine pasi pesha e përdorur nuk është shumë. Smith Machine është një zëvëndësues i mirë. Është e rëndësishme të stërvitni këmbët në shkarkim venoz (me këmbët lart).
Pulpat gjithashtu duhet të stërviten në një leg press 45 gradë ose vertikale (por nuk mund t’i bëni ato në Smith machine).
Së shpejti do t’ju vij në ndihmë me video tutorial që shpjegojnë mënyrën si të ekzekutoni cdo ushtrim.
Për ushtrimet në ezaurim, stërvituni deri në limit siç ua shpjegova më sipër dhe përpiquni të përmirësoheni në çdo stërvitje, duke rritur numrin e përsëritjeve ose peshën nga një stërvitje në tjetrën. Këto përmirësime “JANE INDEKS I NJË NDRYSHIMI POZITIV NË MUSKULL”.
Stërvituni kështu për disa muaj dhe ju siguroj se do të shihni “mrekulli” në pamjen tuaj.
Nëse është e mundur, shmangni pirjen e duhanit ose të paktën kufizojeni atë sa më shumë që të jetë e mundur. Mos vishni geta shumë të ngushta ose me efektin llastik të fortë që janë shumë të ngushta dhe bllokojnë qarkullimin.

USHTRIMET PER PJESEN E SIPERME TE TRUPIT
Në një stërvitje tjetër, ju duhet të stërvitni pjesën e sipërme të trupit. Kryeni këto ushtrime duke përdorur të njëjtat parime.
Lat machine: 1 x 10-12 përsëritje (e lehtë si nxemje)
Lat machine pas qafës 1 x 10-12 përsëritje deri në ezaurim total
Pull over me 1 gire 1 x 10-12 përsëritje deri në ezaurim total
Bench press me 2 gira 1 x 10-12 përsëritje deri në ezaurim total
Latteral raise (hapje anesore) me 2 gira  1 x 10-12 përsëritje deri në ezaurim total
Biceps  me 2 gira  1 x 10-12 përsëritje deri në ezaurim total
Triceps në stol me 2 gira 1 x 10-12 përsëritje deri në ezaurim total
Abs: Lying Leg Raises  (Ngritje e këmbëve të tendosura): 100 përsëritje (në raunde të shumta)

Kujdes:
Rezistojini tundimit për të bërë më shumë sete. Është gabim i madh. Mos bëni as një set më shumë.
Por ama, bëni setet e treguara sa më fort që të jetë e mundur. Nëse vërtet doni të bëni diçka “me vlerë”, atëherë bëni më të mirën tuaj në ato pak sete që keni në dispozicion.
Këto 2 stërvitje në javë dalin e teprojne për një trup të bukur e në formë.
Por nëse vërtet dëshironi “ta teproni” (megjthese nuk është e nevojshme) mund të shkoni një herë të tretë në palestër për pak kardio. Nuk ju këshilloj të ecni ose vraponi në tapet, as biçikletë, as simulator shkallësh ose ndonjë gjë tjetër. Stepi është ushtrimi më i mirë sepse lëviz krahët dhe këmbët së bashku dhe toksinat nuk formohen dhe nuk ngecin në këmbë. Gjaku qarkullon shpejt në të gjithë trupin dhe largon toksinat (të cilat filtrohen). Nuk ka pompim gjaku në një zonë. Stepin mund ta zëvëndësoni vetëm me një biçikletë stërvitore të tipit Air Dyne (është një biçikletë që ka edhe 2 leva që lëvizin krahët (por vështirë se mund të gjënden në palestrat tona)

DIETA:
Shpesh ato që kanë këmbë me hipercelulit dhe ritencion hidrik përdorin shumë kripë. Kufizojeni atë.
Pini 3 litra ujë në ditë, ose të paktën 2 litra uje ku të keni shtuar Depur Fluid Balance.
Nëse jeni mbipeshë, reduktoni pak kaloritë tuaja. Mos bëni dieta drastike, humbni peshë ngadalë.
Eshtë vërtetuar shkencërisht se karbohidratet lidhin me vetë molekulat e ujit, si kur thithen në muskuj, ashtu edhe kur përfundojnë në zona të tjera (ekstraqelizore). Një gram karbohidrate mban 3 gram ujë të lidhur me vete.
Dieta mesdhetare me 60% karbohidrate nuk është ajo ideale për problemet me celulitin dhe ritencionin hidrik. Trupi ruan karbohidratet në një masë shumë të vogël në mëlçi dhe gjak (ato që sapo janë ngrënë) dhe në një masë të madhe në muskuj. Por muskujt mund të mbajnë edhe disa qindra gram karbohidrate. Dieta mesdhetare ofron shumë. Këto karbohidrate nuk hyjnë në muskuj por përfundojnë jashtë dhe “mbajnë ujë”.
Mos bëni as gabimin të kaloni në dietat më pak ose aspak karbohidrate. Nuk ka vënd për të folur për dëmet e këtyre dietave, për momentin më besoni dhe shmangini.
Një dietë me raport 40-30-30 është shumë më e mirë për celulitin. (40% e kalorive vijnë nga karbohidratet, 30% e kalorive vijnë nga proteinat dhe 30% e kalorive vijnë nga yndyrat).
Në këtë faqe do të gjeni gjithashtu një artikull që e shpjegon shumë mirë dietën 40-30-30.
Nëse ju duhet të humbni peshë, bëjeni ngadalë ose trupi juaj do të rebelohet shumë shpejt. Rezistojini dëshirës për të humbur më shumë se gjysmë kile në javë edhe nëse keni 15 kilogramë për të humbur. Ka 52 javë në vit. Nëse humbisni gjysmë kilogrami në javë, në një vit do të humbisni 26 kilogramë!!!. Personalisht kur dua të humb dhjam, edhe sepse kam gjithmonë shumë pak, impenjohem të mos humbas më shumë se 300-400 g në javë. Bëje edhe ti. Do të hani më shumë, metabolizmi nuk do t’ju bjerë, do të keni energji dhe gjithashtu do të jeni në gjendje të përmirësoni muskujt tuaj. Dhe më e rëndësishmja: Nuk do ti rifitoni sërish kilogramet e humbur!

SUPLEMENTËT:

Siç a pame, celuliti varet nga 3 gjëra:

Qelizat dhjamore

Sistemi limfatik nuk funksionon mirë (pra akumulimi i produkteve të mbetjeve ndërmjet qelizave)

Mbajtja e ujit (pjesërisht për shkak të faktorëve të mësipërm)

Suplementi i parë që ju nevojitet është:

Depur Fluid Balance: promovon pastrimin e trupit (dhe të mëlçisë në veçanti) dhe largon lëngjet në teprica, duke luftuar rëndimin e këmbëve dhe papërsosmëritë e celulitit. Harrojeni pirjen e pijeve me gaz (të cilat acidifikojnë trupin, duke rënduar problemin e celulitit). E njëjta gjë për ujë të thjeshtë të gazuar. Shtoni Depur Fluid Balance në ujin mineral natyral dhe jo vetëm që do të keni një pije shumë të mirë, por është mbi të gjitha shumë e mirë për trupin dhe ju ndihmon shumë kundër celulitit. Mos pi asgjë tjetër. Thjesht pini këtë. Të paktën 1,5 litra ujë në ditë me Depur Fluid Balance, por nëse mundeni, mund të pini edhe 2-2,5 litra.

Për të shkrirë dhjamin përdorni Fat Burner (1 kapsule ne mëngjes) dhe trupi juaj do bëhet një makinë ideale për të djegur dhjamin me shpejtësinë më të lartë të mundshme.

Nese doni ta egzagjeroni, e te keni rezultate akoma më të medha, ju këshilloj 40 minuta deri 1 orë para stërvitjes 2 kapsula Carnitine Lipo Burner me gjysem litri ujë ku keni tretur Depur Fluid Balance

Suplementet bëjnë diferencën
Në rastin e celulitit, më shumë se kurrë, përdorimi i ushqimit të mirë dhe suplementeve është ndryshimi midis rezultateve minimale (ose jo) dhe rezultateve maksimale. Në këtë faqe, në seksionin “objektivat”, kemi një program shtesë të quajtur “Vrisni celulitin”, ai është krijuar posaçërisht për ju.
Gjithashtu mos pini asgjë tjetër përveç ujit natyral ku keni shtuar Depur Fluid Balance.

Ja pse ju “ju leverdis” të përdorni suplementet Better Me
Suplementet nuk janë të gjithë njësoj
Ne jemi prodhues!
Këtu suplementet janë produkte të “të freskëta” çdo javë.
Asnjë produkt nuk qëndron më shumë se 7 ditë në magazinën tonë.
Meqënëse ne jemi prodhues dhe blejmë lëndë të para me çmimin më të mirë nga e gjithë bota, do të gjeni: Cilësinë e markave më të mira, me cmimin e markave më ekonomike.
Ka disa marka të suplementeve në treg. Mos u magjepsni nga fakti se sa të famshëm apo të reklamuar janë apo se cili “guru” palestre i këshillon. Kontrolloni përbërësit dhe sasinë e tyre. Ne do ta fitojmë gjithmonë këtë krahasim, sepse me teknikët tanë e kemi bërë me dhjetra herë, para se të dilnim në treg.
Është më mirë për ju të blini produkte të certifikuara.
Ne jemi një nga kompanitë e pakta në botë me certifikata ISO
Cilësia e punës sonë ju garantohet me certifikatën tonë ISO 9001
Siguria ushqimore e suplementit që përdorni garantohet nga certifikimi ynë ISO22000
Dhe certifikatat ISO garantojnë gjithmonë që ajo që deklarohet të përmbahet deri në miligramin e fundit.
Pse kompanitë e tjera nuk kanë certifikata ISO?
Sepse për t’i pasur dhe mbi të gjitha për t’i mbajtur duhet të punosh me standarde shumë të larta cilësore, shumë më të larta se çfarë kërkohet nga çdo Ministri e Shëndetësisë në Evropë. Shumë e vështirë dhe e shtrenjtë!
Por duke qenë se bëhet fjalë për trupin tuaj, shëndetin tuaj, rezultatet tuaja, duhet të përdorni suplemente të çertifikuara.

Tani ju dini gjithçka. Thjesht duhet të bëni dy gjëra: të zbatoni gjithçka në praktikë dhe TE JENI KONSTANTE NE KOHE. Faktori më i rëndësishëm është konsistenca. Mos ndaloni së ushtruari! Nëse një ditë nuk mundeni, shkoni të nesërmen, edhe nëse një javë nuk mundeni, vazhdoni javën tjetër, por MOS HIQNI DORE!
E njejta gjë vlen edhe për dietën, nëse një vakt apo një ditë nuk e bëni mirë, mos rrini të qani sikur të ishte fundi i botës, kalojeni, por ama të nesërmen kthejuni në karrexhatë, jini të durueshëm, MOS HIQNI DORE! Përdorni suplemente ose do të keni shumë pak rezultate. Nëse nuk keni mundësi t’i përdorni të gjitha, blini atë që mundeni. Ndoshta si dhuratë për Krishtlindje apo ditëlindje mund të merrni 2-3 muaj suplemente dhe të përmirësoheni shumë. Në fund të fundit, po investoni për veten tuaj, për shëndetin dhe estetiken tuaj. Dhe nëse blini disa tuba kremi, do të jenë para të shpenzuara mirë për estetikën tuaj. Kjo vlen!
Jini konstante në kohë, zotohuni që do bëni gjithmonë e më mire, por kurrë mos u dorëzoni plotësisht.
Kur të shihni të vijnë rezultatet, do të ndiheni të motivuar për të bërë gjithnjë e më mire dhe kur të shihni të vijnë komplimentët dhe vlerësimet nga burrat dhe gratë, do të keni gjithnjë e më shumë vetëbesim dhe self confidence.

DY FJALE MBI MUA:

Unë quhem Eranda Shuaipi, jam një grua menaxhere, drejtoj një kompani që prodhon suplemente ushqimore, kam një djalë, një familje, disa miq e mikesha dhe një partner. Nuk mund të jem në palestër çdo ditë. Kam patur fatin të futem në këtë sistem stërvitje nga partneri im (një nga ekspertët më të mëdhenj në Itali dhe student i drejtpërdrejtë i Mike Mentzer, promulgator i metodës Heavy Duty që unë propozoj, por në një version femëror). JAM 100% NATYRALE, stërvitem vetëm 3 herë në javë maksimumi 50 minuta, ha të gjitha llojet e ushqimeve (por sipas një plani diete) dhe kam zhvilluar një trup prej Bikini fitness në kohë rekord. Kam marre pjesë në kompeticione të rëndësishme në të gjithë botën, por ajo që më bën “kampione” është fakti se une jam “gjithmonë” në formë, 365 dite në vit. Nuk e humb kurrë formën në off season siç ndodh me shumë kampionë.
Kjo në fakt u jep shumë bezdi kampionëve të ndryshëm, trajnerëve personalë, përgatitësve për gara, shitësve të steroideve që i stërvitin femrat çdo ditë, i vënë të bëjnë dieta absurde pa karbohidrate dhe pastaj ju thonë se pa një ndihmë të vogël (steroide anabolike) nuk mund të keni një trup të bukur.
Mos bini pre e kesaj! Unë jam prova se në mënyrë natyrale, me vetëm 3 stërvitje të shkurtra (por intensive) në javë, një plan ushqimor të ekuilibruar  dhe me përdorimin e disa suplementeve të mira, dhe unë i prodhoj prej 11 vitesh për kompanitë lider në Europë, mund tia dalësh të kesh një trup të bukur e në formë… gjithë jetën! Ju kërkoj vetëm ti jepni nje shans metodes time. Provojeni per disa muaj dhe pastaj do ta kuptoni vetë se kush ka të drejtë dhe kush jo.
Stërvitje te mbare!

Eranda

Autore e artikullit: Eranda Shuaipi

Në foto Eranda Shuaipi: në mes, fituese e vendit të parë Bikini Fitness over 35 dhe Pro Card  në konkursin e bodybuiding dhe Fitness Mr & Miss Universe NBBUI (Natural Bodybuilding Federation) në Valencia, Spanje viti 2019.

Lini një Përgjigje