Objektivat

Pastrim dhe detoksifikim

PREZANTIM:

Herë pas here është e këshillueshme dhe e përshtatshme që t’i bëni trupit “një lavazh të mirë” edhe nga brënda, domethënë: ta pastroni, por edhe ta rigjeneroni.

DIETA:

Ushqimi është vërtet shumë i rëndësishëm. Ju jeni cfarë hani!

PROGRAMI PËR PASTRIMIN E THELLE DHE TË SHPEJTE:

  • Hani 4 herë në ditë: mëngjes, drekë, snack të lehtë, darkë.
  • Filloni me 3-5 ditë ku hani vetëm fruta, sallata, perime (brokoli, lakra, rrepa, kunguj të njomë, etj). Në çdo vakt shtoni një pije të bërë me 100% proteinë të hirrës të hidrolizuar (ose proteinë vegane për veganët).
  • Për 7-10 ditë të tjera mund të shtoni bishtajore (fasule, bizele, qiqra etj.) dhe pak fruta të thata. Është thelbësore të vazhdoni të përdorni proteinat në pluhur.
  • Mos konsumoni mish, sallam, djathë apo vezë gjatë gjithë kësaj periudhe.
  • Pas kësaj periudhe, kaloni në dietën që kemi vendosur më poshtë

NESE DESHIRONI TE PASTRONI TRUPIN TUAJ POR PA NJE DIETE SHUME STRIKTE

Ju mund të depuroheni edhe nëse nuk ndiqni programin e mësipërm. Thjesht do t’ju marrë shumë më shumë kohë, por çdo ditë që kalon do të jeni më të mirë se një ditë më parë. Përqëndrohuni te ushqimet “e shëndetshme” dhe mbi të gjitha të përshtatshme: makarona, bukë, drithëra dhe oriz absolutisht integrale (në fillim mund t’ju pëlqejnë më pak se makaronat dhe orizi i rafinuar, por kur të mësoheni me to do t’ju pëlqejnë më shumë). Fruta, brokoli, lakra. Meqënëse muskujt përbëhen nga proteina, përfshini sasi të mjaftueshme të mishit pa yndyrë, peshkut, pulës, proshutë pa yndyrë.  Frutat e thata janë gjithashtu të shkëlqyera.

Një ose dy herë në javë, jepini vetes lirinë e nje vakti ku të hiqni të gjitha dëshirat. Por vetëm në ate vakt, menjëherë pas kësaj kthehuni në rregjimin tuaj. Një ditë në javë do të ishte mirë të hani vetëm fruta, sallata, perime (brokoli, lakra, rrepa, kunguj të njomë, etj). Në çdo vakt shtoni një pije të bërë me 100% proteinë të hirrës të hidrolizuar (ose proteinë vegane për veganët). Mos hani më shumë se 4 herë në ditë. Lërini kohë organizmit për të tretur ushqimin. Nuk është e vështirë të ndiqni këshillat e mësipërme.

STËRVITJA:

Stërvituni siç rekomandohet në varësi të qëllimit tuaj (shih qëllimet e tjera në këtë faqe).

SAUNA:

Nëse e keni mundësinë, kjo është koha të bëni ca sauna të mira: 1-2 herë në javë është mjaftueshëm.

Nëse kushtet tuaja shëndetësore jua lejojnë, qëndroni për 10-15 minuta brënda, pas kësaj një dush i freskët dhe pushoni për 7-10 minuta në një poltrone relaksi, përsërisni praktikën edhe 2 herë. Tamam kështu: gjithsej 30-45 minuta sauna: një pastrim e depurim vërtet i mire. Gjatë kësaj kohe pini shumë Depur Fluid Balance (shih më poshtë). Pas dushit, fërkojeni fort të gjithë trupin me peshqir.

SCRAB

Në farmaci mund të blini një “scrab” të mirë, një lloj sapuni me mikrosfera që kruan dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës nga lëkura juaj. Dhe kur të thaheni, fërkojeni fort të gjithë trupin me peshqir. Nuk është thelbësore ta bëni këtë, por nëse e bëni është më mirë. Përse të mbani qelizat e vdekura? Pa to, lëkura merr frymë më lirisht.

SUPLEMENTËT

Programi i depurimit bazohet në DEPUR FLUID BALANCE:

Promovon pastrimin e trupit (dhe veçanërisht të mëlçisë) dhe largon lëngjet e tepërta, duke luftuar rëndimin dhe enjtjen e këmbëve dhe celulitin.

Zakonet e gabuara të të ngrënit, konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, stresi, ritmi i parregullt i jetës dhe aktiviteti i tepërt fizik mund të shkaktojnë: celulit, lodhje kronike, probleme me zorrët (zakonisht kapsllëk), tendencë për të shtuar peshë, veçanërisht në bark dhe ije, dhe vështirësi ekstreme për të humbur peshë, nervozizëm dhe luhatje humori, lëkurë dhe flokë të dobet dhe/ose të yndyrshme, sistem imunitar më i dobët, akumulime dhjami. Pastrimi i trupit, dhe në veçanti i mëlçisë, është i rëndësishëm për të lejuar trupin të funksionojë sa më mirë. Ju duhet thejsht të shtoni një dozë 15 g të Depur Fluid Balance në 1,5 litra ujë natyral. Bëni përpjekje për të pirë të paktën 2 litra, por 3 litra pije të përgatitura në këtë mënyrë do të ishte idealja. Bëjeni Depur Fluid Balance një mënyrë jetese: pini çdo ditë 1,5 litra në vend të ujit ose pijeve te tjera me sheqer.

100% HYDROLISED WHEY PROTEIN:

Muskujt përbëhen nga proteina dhe të gjitha organet e brendshme dhe vetë gjaku gjithashtu kanë nevojë për proteina. Më të mirat nga të gjitha, janë proteinat e hirrës të hidrolizuara sepse ato kanë vlerën më të lartë biologjike dhe gjithashtu ato kanë kaluar një process që i ngjan tretjes në stomak dhe ofrojnë aminoacide (blloqet ndërtuese të proteinave) në formë të lirë dhe në formën e peptideve (bashkimi i disa aminoacideve). Pra, jo vetëm që kanë përparësi të konsiderueshme të ushqimit të muskujve dhe trupit ndaj çdo proteine ​​tjetër, por nuk kanë produkte mbetjesh (si proteinat e mishit). Ato janë burimi i përsosur i proteinave në një program pastrimi dhe detoksifikimi.

Veganët, si alternativë, mund të përdorin VEGAN PROTEIN, që janë maksimumi i proteinave bimore, edhe keto janë gjithashtu të shkëlqyera në një program pastrimi. Këto proteina duhet të merren në secilin nga 4 vaktet si burim proteinash për të ushqyer mirë muskujt dhe trupin gjatë pastrimit. Është e rëndësishme.

G.H. RELEASE

Në mënyrë natyrale stimulon hormonin e rritjes të quajtur edhe hormoni i rinisë, hormon që trupi e sekreton me bollëk deri në moshën 20 vjeçare dhe është shkaktar i të gjitha përfitimeve të rinisë. Por nga mosha 20 vjeçare e tutje bie në mënyrë të pashmangshme me çdo vit që kalon. Ky suplement (përbërësit aktivë të të cilit janë vërtetuar të vlefshëm nga kërkimet shkencore) favorizon natyrshëm prodhimin fiziologjik të këtij hormoni nga trupi dhe për këtë arsye të gjitha të mirat që ka bërë në vitet e rinisë mund ti bëjë edhe tani, duke favorizuar një rigjenerim nga brenda, ndërsa pastroni organizmin.

CFARË TË PRESIM

Një trup i kulluar, i paster nga brenda, i detoksifikuar. Që nga dita e parë do të ndjeni përfitimet. Pas 2 javësh do të ndiheni i rilindur, sidomos nëse bëni programin “intens”, përndryshe do të ndiheni shumë më mirë se me pare gjithsesi.

Kur jetoni në një trup të pastruar, e vini re ndryshimin!

CFARË TË BESH NËSE TË DUKET SIKUR NUK PO PËRMIRESOHESH

Nëse nuk keni rezultate më shumë se të kënaqshme, shkaqet e mundshme janë një ose më shumë nga këto:

  1. Kuptoni se “ju jeni ajo cfarë hani” dhe se ata që hanë mirë kanë rezultate më të mira se ata që hanë keq. Pra, nëse nuk po hani në mënyrën e rekomanduar, eshte koha ta beni.
  2. Nuk po përdorni suplementët e rekomanduara.
  3. Jetë e parregullt (shkoni në shtrat shumë vonë dhe flini pak).

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të dështoni.


One thought on “Pastrim dhe detoksifikim

Lini një Përgjigje