Nuk është parë kurrë një çokollatë proteine kaq e shijshme.
Pavarësisht se është një produkt teknik (ose “ushqim funksional”, siç quhen sot) çokollata jonë proteinike mund të konkurrojë shumë mirë, për shije dhe aromë, me çokollatat tradicionale me te mira ne treg. Megjithatë, pikat e forta të çokollatës tonë, janë në përbërësit e përdorur dhe në vlerat ushqyese. Le të fillojmë me këtë të fundit.
Më shumë volum.
Çokollata proteinike është më voluminoze se çokollata e zakonshme: një çokollate 65 g është aq e madhe sa një copë çokollatë e zakonshme prej 80 g. Ajo jep të njëjtën kënaqësi për sa i përket volumit për të ngrënë dhe shijuar, por ju keni 15 g më pak, pra shume kalori më pak, kjo e bën perfekte edhe gjatë dietës për dobësim.
- 30% proteinë e cilësisë më të lartë.
- Më pak kalori. Ato kanë rreth 100 kalori më pak se çokollatat klasike.
- Ne jemi të parët që kemi përfshirë një përmbajtje të lartë fibrash në çokollatë (ato klasike kanë zero). Me të gjitha efektet e dobishme të fibrave.
- Përbërja kalorike është shumë më cilësore.
- Ka një indeks glicemik shumë të ulët (më pak se 20, dhe mos harroni se në natyrë më e ulëta është fruktoza me 20). E përkryer edhe në dietat për dobësim.
- Akariogjenik (nuk shkakton kariesin e dhëmbëve).
- E përkryer për diabetikët dhe intolerantët ndaj glukozës.
- Mosstimulimi i insulinës nuk shkakton rikthim të energjisë. Prandaj është ideale si për ata që përdorin mendjen (studentët) dhe ata që përdorin trupin (sportistët dhe/ose punëtorët).
- Përmbajtje shumë e ulët e karbohidrateve (në minimumin e mundshëm), pa sheqer të shtuar.
- Shije shumë të mirë si në çokollatat më të mira.
- Pa gluten.
- Prodhuar nga kompani artizanale në laborator të certifikuar ISO.
Kur | Sa |
---|---|
Sa herë që dëshironi të shijoni diçka të mirë dhe proteinike. | Sipas dëshirës. |
JU LUTEMI VINI RE
Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).
E DREJTA PËR INFORMACION
Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.
ÇFARË THOTË LITERATURA SHKENCORE
Proteinat:
Ne përdorim proteina të hirrës së qumështit të izoluara. Ato përfitohen me ultra filtrim, nga përpunim në të ftohte, pra nuk i nënshtrohen proceseve me temperatura të larta që e bëjnë të humbasë vetitë ushqyese, dhe për këtë arsye proteinat nuk janë të çnatyruara. Kanë një përmbajtje më pak se 0.5% yndyrë.
Edhe ato pak kazeina që përmbajn merren në të ftohtë.
Ideale për të ushqyer muskujt dhe organizmin.
Para së gjithash kakao:
Në çokollatën tonë kemi përzgjedhur; kakao të “alkalizuar” me pak yndyrë, kokrra të plota kakao (5%), fibra të kakaos dhe gjalpin e kakaos. I kemi dhënë rëndësi çdo burimi të kakaos. Një copë çokollatë e zezë përmban më shumë se 48% kakao.
Kokrat e kakaos:
Ndryshe nga shumë çokollata të bëra vetëm me kakao dhe gjalpë kakao, çokollatat tona (ajo me qumësht dhe ajo fondente) përmbajnë kokrra të pjekura të kakaos (5%) dhe kjo u jep atyre një shije dhe vlerë më të mirë (çokollatat që përmbajnë kokrra kakao, dhe jo derivatet e saj, konsiderohen më të vlefshme për shkak të aromave të përmbajtura në mënyrë natyrale, të cilat, nëse punohen mirë, mund të përmirësojnë shijen e çokollates).
Kakao e alkalinizuar: Normalisht në kakao ka një aciditet (PH) midis 5 dhe 5.6. Kakaoja i alkalizuar përftohet duke shtuar një agjent alkalizues gjatë "presimit" (një fazë e përpunimit të kakaos). Në këtë mënyrë kakaoja humbet një pjesë të aciditetit dhe hidhësisë së saj. Shija bëhet më e mirë, më e "rrumbullakosur". Dhe PH rritet në 7-8.
Për mirëqenien dhe shëndetin tuaj, mbani mend se trupi i njeriut ka një PH të barabartë me 7.4. Prandaj kakaoja e përdorur në çokollatën tonë ka një veprim të dobishëm alkalizues në trup. Mos harroni se shumë nga ushqimet që hamë kanë një veprim acidifikues në trup (mish, vezë, produkte qumështi, produkte buke dhe pastiçerie, pica, drithëra, makarona dhe kakao jo alkaline). Aciditeti i trupit është një nga themelet mbi të cilat formohet sëmundja, kjo është arsyeja pse kohet e fundit jane shtuar artikujt dhe librave qe flasin mbi përfitimet e dietës alkalizuese. Kakaoja jonë alkaline kryen një veprim të dobishëm në këtë drejtim.
Gjalpi i kakaos:
Promovon mirëqenien e sistemit kardiovaskular, forcon sistemin imunitar, vepron si një anti-inflamator dhe ka një veprim të dobishëm reduktues në përthithjen e kolesterolit.
Edhe pse gjalpi i kakaos ka të njëjtat kalori si yndyrnat e tjera, disa studime kanë treguar se
absorbimi i kalorive te tij, është më i ulët se yndyrnat e tjera (studimet tregojnë se përdoren midis 65% dhe 72% të kalorive që ofron). Prandaj, disa nga kaloritë që lexoni në etiketë nuk do të përthithen dhe ky është një avantazh i madh për ata që duan të humbin peshë ose nuk duan të shtojnë peshë.
Fibra e kakaos:
Është një fibër e tretshme me shije të mirë kakao (i jep një shije të qartë "të theksuar"). Ashtu si të gjitha fibrat, përveçse promovon mirëqenien dhe tranzitin e zorrëve, ajo kontribuon në promovimin e mirëqenies kardiovaskulare.
Polidekstroza:
Është një fibër e përftuar nga 2 elementë natyralë (dekstroza dhe acidi citrik). Furnizon vetëm një kalori për gram.
Ashtu si fibrat dietike natyrale, edhe polidekstroza arrin në zorrën e trashë pa u tretur. Këtu ndihmon për të rritur masën e pranishme në traktin tretës dhe për të nxitur përhapjen e baktereve të konsideruara miq të shëndetit (veprim probiotik).
Polidekstroza përdoret gjithashtu kundër ekzemës, diabetit dhe prediabetit
EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore) ka miratuar pretendimet se konsumimi i ushqimeve ose pijeve që përmbajnë polidekstrozë në vend të sheqerit kontribuon në ruajtjen e mineralizimit të dhëmbëve (me kusht që konsumimi i këtyre ushqimeve dhe pijeve të mos reduktojë pH-në e pllakës më poshtë se 5.7 gjatë konsumimit të tyre dhe për 30 minuta më pas) dhe kufizon rritjen e glukozës në gjak pas konsumimit të tyre.
Maltitoli:
Është një ëmbëlsues që i përket kategorisë së polioleve të pranishme në natyrë në disa fruta dhe perime. Është një zëvendësues i shkëlqyer i sheqerit dhe ka të njëjtën shije, por siguron rreth gjysmën e kalorive të tij. Gjithashtu ka një indeks glicemik shumë të ulët (më pak se 20).
EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore) ka miratuar pretendimin se konsumimi i ushqimeve ose ushqimeve që përmbajnë maltitol në vend të sheqerit kontribuon në ruajtjen e mineralizimit të dhëmbëve duke reduktuar demineralizimin e tyre.
Përveç kësaj, EFSA ka autorizuar pretendimin se ushqimet që përmbajnë maltitol në vend të sheqerit shkaktojnë një rritje më të ulët të glukozës në gjak pas konsumimit të tyre sesa ushqimet dhe pijet që përmbajnë sheqer; prandaj, maltitoli ndihmon në reduktimin e përgjigjes glicemike pas ngrënies.
Eritritoli:
Është një ëmbëlsues që i përket kategorisë së polioleve. Në natyrë, gjendet në disa ushqime, për shembull në fruta (rrush, dardha, pjepër). Ka vetëm 0.2 Kcalori për gram dhe një indeks glicemik afër zeros. Ka një veprim të dobishëm si antioksidant dhe në funksionin vaskular; mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Qumesht i skremuar pa laktoze:
Ndryshe nga çokollatat që përmbajnë qumësht pluhur (dhe për rrjedhojë edhe yndyrnat e ngopura të qumështit dhe laktozës), qumështi që ne përdorim është pa yndyrë dhe pa laktozë. Ne marrim vetëm të mirat e shijes dhe perfitimet e qumështit.
Lecitine luledielli:
Fosfolipidet që përmban lecitina e lulediellit nxisin funksionalitetin dhe kapacitetin riparues të membranave qelizore. Ato kanë një efekt pozitiv në metabolizmin e kolesterolit dhe lipideve, forcojnë sistemin nervor dhe mbrojnë funksionin e mëlçisë.
Sukraloze: EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore) ka miratuar pretendimin sipas të cilit konsumimi i ushqimeve ose pijeve që përmbajnë sukralozë në vend të sheqerit kontribuon në ruajtjen e mineralizimit të dhëmbëve duke reduktuar demineralizimin e tyre.
Ndryshe nga sheqeri (i përdorur me bollëk në shumë çokollata) ai nuk kontribuon në rritjen e nivelit të glukozës në gjak.
Indeksi glicemik:
Çokollata jonë ka një indeks glicemik më të vogël se 20 (pra më i ulët se ushqimi me indeksin glicemik më të ulët nga të gjithë: fruktoza). Prandaj, ato janë ideale për personat diabetikë ose intolerantë ndaj glukozës.
Ato janë akariogjene (nuk shkaktojnë karies dentar) dhe nuk shkaktojnë reaksione të insulinës të cilat nga ana tjetër shkaktojnë reaksione të tilla si rënie të energjisë dhe sheqerit në gjak (prandaj jane ideale edhe për fëmijë dhe studentë).
Më shumë volum me pak kalori:
Një çokollatë me proteina Better Me 65 g ka të njëjtin vëllim si një copë çokollatë klasike 80 g. Kjo do të thotë që pavarësisht peshës prej 65 gramësh, do të ndiheni sikur po hani, në fakt, një çokollatë 80 gram, por me shumë më pak kalori (për dy arsye; sepse çokollata jonë ka më pak kalori se një sasi e ngjashme, dhe sepse ka më pak sasi për të njëjtin vëllim (15 gram më pak).
VITAMINA B2:
Vitaminat e grupit B marrin pjesë si koenzima në reaksione të shumta të përfshira në metabolizmin e aminoacideve. Riboflavina kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor, ruajtjen në normë të rruazave të kuqe të gjakut, metabolizmin normal të hekurit dhe kontribuon në reduktimin e lodhjes.
VITAMINA B12:
Kjo vitaminë njihet si thelbësore për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Promovon funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe sistemit imunitar. Mungesa e tij mund të çojë në lodhje dhe dobësi të muskujve.
VITAMINA E:
Vitamina E njihet për efektin e saj mbrojtës kundër dëmtimit oksidativ të shkaktuar nga ushtrimet fizike. Si një antioksidant, ai nxit eliminimin e nënprodukteve toksike (të tilla si radikalet e lira) që formohen kur oksigjeni përdoret në proceset e trupit. Tekstet na informojnë se mungesa e tij mund të shkaktojë një rënie të prodhimit të energjisë dhe një brishtësi të membranave.
Çfarë mund të bëjë për ty PROTEIN CHOCOLATE:
Kjo që shkruajtem deri më tani, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij ushqimi fitnes dhe t'ju bëjë të kuptoni se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme te pasticerise, me bazë sheqer dhe vaj palme.