Sugar Substitute – 500g, 1kg

1,490L2,590L

Zëvendësues i sheqerit me 0 kalori.

Formati

Pluhur

Pesha

1kg

,

500g

324 Artikuj janë shitur në 7 ditë
8 Persona po e shikojnë këtë produkt tani!
SKU: N/A Kategori:
Përshkrim

Zëvendëroni sheqerin për një trup të shëndetshëm dhe fitnes

SUGAR SUBSTITUTE u krijua për të zëvendësuar sheqerin në receta (biskota, ëmbëlsira, muffin, snacks, ëmbëlsira të të gjitha llojeve). Në këtë mënyrë, edhe gjatë dietave dobësuese nuk do të duhet të hiqni dorë nga te shijuarit te një ëmbëlsirë të mirë të bërë vetë (nëse ëmbëlsira përfshin miell, përdorni miell integral) Përdoret si sheqeri por ka zero kalori. Mund të përdoret gjithashtu në vend të sheqerit në kafe, çaj, kapuçino, në të njëjtën sasi. Sheqeri i tepërt, madje edhe sheqeri i fshehur (në pijet e gazuara, snacks, ëmbëlsirat) është shkaku i diabetit, sëmundjeve dhe humbjeve të energjisë, si dhe obezitetit dhe mbipeshës. Ju lutemi mos e krahasoni koston e 1 kg SUGAR SUBSTITUTE me sheqerin ne supermarket. Janë 2 gjëra krejtësisht të ndryshme. Nëse gjatë dietave dobësuese stimuloni insulinën me sheqerna (madje edhe ato të fshehura në pije të gazuara, ushqime, ëmbëlsira), ky hormon bllokon humbjen e dhjamit për orë të tëra edhe nëse jeni në kalori te kufizuara atehere trupi do të shperbeje muskujt për të marrë kaloritë që i nevojiten. Është gjithashtu akariogjen: nuk i prish dhëmbët. Nuk shkakton rënie të energjisë (si ushqimet me sheqer). SUGAR SUBSTITUTE është ëmbëlsuesi i përsosur për njerëzit me diabet ose intolerancë ndaj glukozës. Përveç kësaj, një mori kërkimesh tregojnë se shumë sëmundje janë të lidhura me “rezistencën ndaj insulinës” të shkaktuar nga sheqeri. Në dietat për humbje peshe: harrojeni sheqerin. Përdorni SUGAR SUBSTITUTE.

Kur

Sa

Sa here qe normalisht do te perdornit sheqerin.Ne te njejten sasi sic do perdornit sheqerin.
Përse funksionon — Çfarë thotë shkenca?

JU LUTEMI VINI RE

Të gjithë përbërësit këtu nuk janë medikamente mjekesore, por ndihma "ushqyese" (shembull i pergjithshem: të gjithë i dinë efektet e hudhrës si ndihmese në rastet e tensionit te larte, por askush nuk do të guxonte të mendonte se është një ilaç).

E DREJTA PËR INFORMACION

Ne besojmë se është e drejta e konsumatorit që të informohet për atë që literatura shkencore thotë për përbërësit e përdorur. Për këtë arsye citojmë "kërkime dhe studime" që shpjegojnë vlefshmërinë e tij por gjithmonë nga pikëpamja e ndihmës "ushqyese". Publikimi i këtyre studimeve dhe kërkimeve nuk dëshiron t'i atribuojë produktit vlera mjekësore ose vlera të ndryshme nga ato që raportohen në etiketë.

ÇFARË THOTË LITERATURA SHKENCORE

ERITRITOL:
Ka një konsistencë të ngjashme me sheqerin dhe gjithashtu ngjyra është njësoj e bardhë por, ndryshe nga ky i fundit, megjithe qe ka një fuqi të mirë ëmbëlsuese ka 0 kalori dhe pa asnje shije te keqe ne fund. Ndër të tjera mund të përdoret në gatim dhe për këtë arsye duket i përsosur edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave.
Eritritoli është një alternativë shumë e mire për sheqerin, në fakt ka cilësi dhe përfitime të shkëlqyera dhe mbi të gjitha nuk inflamon zorrën. Para së gjithash, ndryshe nga ëmbëlsuesit artificialë, eritritoli prodhohet nga fermentimi i sheqernave të pranishme në mënyrë natyrale në fruta dhe ushqime të tjera me origjinë bimore.
Përsa i përket shijes, ai nuk ka një snje hidherim ne fund siç ndodh pikërisht për ëmbëlsuesit artificialë apo për stevian. Kjo na lejon të mund ta përdorim edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave.
Cilat janë përfitimet e këtij ëmbëlsuesi natyral?
Ndryshe nga sheqeri i tryezës, i cili siguron 4 kcal/g, eritritoli është pa kalori. Gjithashtu nuk është një produkt akariogjen (nuk shkakton prishje të dhëmbëve), kjo ndodh sepse nuk mund të tretet nga bakteret në gojën tonë, të cilat për këtë arsye nuk mund të ushqehen me të për të marrë energji dhe për t'u rritur pa dallim, duke kontribuar në erozionin e smaltit. dhe formimin e kariesit.. Kjo e bën atë shumë të dobishëm edhe për fëmijët. Është një produkt vegan, pa gluten dhe ka një indeks glicemik shumë të ulët (afër zeros), gjë që e bën të dobishëm edhe për ata që ndjekin dietë dhe për diabetikët.
A ka efekte anësore të mundshme në përdorimin e tij?
Është një laksativ i lehtë, por vetëm në doza shumë të larta: rreth 80-100 gram në një administrim për një të rritur dhe 30-40 g për një adoleshent. Sasi shumë e vështirë për t'u arritur në një dozë të vetme, madje as në një embelsire.

Çfarë mund të bëjë për ty SUGAR SUBSTITUTE:
Sa shkruajtem me siper, do t'ju bëjë të kuptoni se sa shumë kujdes kemi treguar në formulimin e këtij suplementi dhe se sa "i veçantë" dhe i ndryshëm është ai nga masa e produkteve të ngjashme.

 

Paralajmërime

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Suplementet nuk synojnë të zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Produkti duhet të mbahet larg fëmijëve nën tre vjeç. Te mos përdoret nga gratë shtatëzëna dhe fëmijët, si dhe në asnjë rast për periudha të gjata pa u konsultuar me mjekun.

Përbërësit

Eritritol, sukraloze

Vlerat ushqyese
Analiza mesatare Për 100 g 1 lugë gjelle
Vlerat ushqyese 0 Kcal
0 KJ
-
Proteina 0 g -
Karbohidrate / Nga të cilat poliole 0 g / 99.9 g -
Yndyrna 0 g -