Përbërësit për këtë recetë:

Për 9 copa Kek me akullore proteinike me 223 kCal secila duhen:

Për kekun biskotë:

Për akulloren:

Fillojmë me kekun biskotë. Ndezim furrën në 180°C. Shtrojmë 1 tavë metalike me letër pjekje. Përmasat e tavës duhet të jenë 8cm x 16 cm ose diçka fare pak më e madhe.

Mënyra e përgatitjes:

Ndajmë të bardhat e vezëve veç nga e kuqja. Hedhim pak zevendësues sheqeri SUGAR SUBSTITUTE nga Better.Me te të bardhat e vezëve dhe tjetrin tek të verdhat.

Rrahim të bardhat sa të bëhen shkumë. Më pas rrahim të verdhat sa të bëhen ngjyrë të çelët dhe të dyfishojnë volumin.

Te të verdhat shtojmë PROTEIN CAKE COKOLLATE nga Better.Me dhe pluhurin pjekës. Më pas me kujdes bashkojmë dhe të verdhat duke u kujdesur ti përziejme ngadalë

E kalojmë masën te tava e pjekjes dhe e shtrojmë uniform. E pjekim për vetëm 5 minuta.

E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet pak. E kthejmë përmbys mbi një picetë të pastër dhe me kujdes heqim letrën e pjekjes. E rrotullojmë role me picetë dhe e lëmë të ftohet mirë.

Përgatisim akulloren duke përzierë PROTEIN ICECREAM nga Better.Me në një shaker me qumështin dhe e kalojmë në tavë alumini 8cm x 8cm të veshur me letër pjekje. Me shumë kujdes e vëmë në ngrirje po sigurohemi që tava të rrijë drejt, ndryshe shtresa e akullores nuk do dalë uniformë.

Të nesërmen, kur akullorja ka ngrirë mirë, e heqim nga tava dhe e sistemojmë mbi gjysmën e kekut biskotë. E presim kekun në gjysmë dhe shtresën ia vendosim sipër. Kujdes, që keku të ngjitet me akulloren, mjafton ta lini disa minuta sa akullorja të shkrijë pak.

E presim kekun e mbushur në  9 ose më shumë katrorë.

Secilin katror e mbështjellim me celofan dhe i ruajmë në ngrirje për ti konsumuar kur të na hahet diçka e ëmbël por e shëndetshme.

Ju bëftë mire!

Protein Cake – 1kg

2,390L
Përzierje për kek proteinik (30%) e pasur me fibra, vetëm 1.5g sheqerna.

Protein Ice Cream – 400 g

2,590L
ROTEIN ICE CREAM është një perzierje proteinike për përgatitjen e një akulloreje.
Produkti sugar subtitute
1kg
500g

CERTIFIKIME

better me certifikimi iso 9001

ISO Certificate: ISO9001

Cilësia e punës sonë është e standardit më të lartë dhe e garantuar për përfitimin tuaj nga ky certifikim.

better me certifikimi iso 22000

ISO Certificate: ISO22000

Vërteton "sigurinë ushqimore". Kur përdorni BETTER ME, jeni të sigurt për atë që sillni në trupin tuaj. Një garanci që vlen shumë.

better me certifikimi i kompanise me dashuri ne shqiperi

Made With Love In Albania

Jemi krenarë që prodhojmë 100% të produkteve BETTER ME në Shqipëri. Ne blejmë lëndët e para më të mira në të gjithë botën.

Kamion shperndares

Dërgesat dhe pagesat

Transporti dhe dorëzimi i porosive.

return-box

Kthimi dhe rimbursimet

Kthimi në rast dëmtimi i produktit.

ask

Pyetjet e shpeshta

Pyetje të zakonshme nga klientët tanë.

Shporta e blerjeve
Hyr në llogari

Nuk ke një llogari?

Facebook Instagram YouTube WhatsApp WhatsApp TikTok
Ne përdorim cookies përtë përmirësuar eksperiencën tuaj në uebsajtin tonë, si dhe për të mbledhur statistika jo personale. Duke përdorur uebsajtin ju pranoni përdorimin e këtyre cookies. 
Better-Me.biz