dietary suplement

KUSH JEMI NE

Adresa jonë e internetit është: https://www.better-me.biz.

Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Jemi prodhues të suplementeve ushqimore prej më shumë se 10 vjetësh dhe aktualisht prodhojmë për disa marka të njohura në Europë. Blejmë në të gjithë botën vetëm lëndët e para të cilësisë më të lartë me çmimin më të mirë. Prodhojmë 100% të asaj që shesim.

KUSHTET RRETH PËRDORIMIT TË SITIT, BLERJEVE DHE SHITJEVE ONLINE

1. TË PËRGJITHSHME

Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes. Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si ‘Ju’ ose ‘Blerësi’) dhe ‘Better-me.biz’ (këtu e tutje referuar si ‘Ne’ ‘Website’). Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe Better-me.biz pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

2. NDRYSHIMET E KUSHTEVE

Better-me.biz është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

3. BLERJET NË WEBSITE

Sapo hyni në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni shumëllojshmëri produktesh, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një produkt specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni produktin që ju pëlqen e shtoni në shportë duke shtypur butonin. Më pas nëpërmjet një metode tepër të thjeshtë ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës “Pageë në dorëzim”. Nëse jeni klient i ri, duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.

4. AKSESI NE WEBSITE

Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të operacioneve lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara. Pjesë e procedurave për të hapur një llogari në Better-me.biz është vendosja e një fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionin tuaj të hyrjes në llogari si konfidencial, duke mos ia zbuluar atë ndonjë pale të tretë dhe vetëm duke përdorur personalisht Better-me.biz. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj. Është kusht që për përdorimin e llogarisë suaj në Better-me.biz, të gjitha informatat që jepni në faqen e internetit janë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre ‘Termave dhe Kushteve’ dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri. Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetit të jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi.