Mëngjesi nuk ka pse të jetë i komplikuar. Me këto mini toasts, jo vetëm që do e nisni ditën mbarë, por dhe shëndetshëm.
Përbërësit për këtë recetë:
- 50ml qumësht pa yndyrë
- 1 scoop Whey Chef nga betterMe
- Salt Caramel Cream nga Better.Me
- pak kanellë
- pak gjalpë për të lyer tiganin
- 2 feta bukë të hollë tosti
Mënyra e përgatitjes:
Në një enë të vogël përziejmë qumështin, proteinën e hires së qumështit dhe kanellën. Bukën e presim në katrorë sa një kafshatë.
Ngrohim një tigan për krepa dhe e lyejmë fare pak me gjalpë. Zhysim katrorët e bukës një e nga një në qumështin proteinik dhe i sistemojmë mbi tiganin e nxehtë. I lëmë të gatuhen për 30 sekonda nga njëra anë dhe 30 sek nga ana tjetër.
I servirim duke spërkatur me pak salcë karameli të kripur: Salt Caramel Cream nga Better.Me
Ju bëftë mire!
-
Salt Caramel Cream – 250g990.00L
-
Whey Chef – 1kg3,790.00L