Përbërësit për këtë recetë:
Receta për: 12 Çokollata Proteinike me 108 kcal secila.
Përbërësit:
- 60g gjalpë kikiriku proteinik Protein Peanut Cream nga Better.Me
- 90g Instant Oat Flour shije vanilje nga Better.Me
- 24g Whey Protein Isolate 100% nga Better.Me
- 2 lugë gjelle ujë (ose më pak)
- 120g çokollatë e zezë për veshje
Mënyra e përgatitjes:
- Në një enë shtojmë proteinën, tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe gjysmën e sasisë së ujit. E trazojmë brumin me duar dhe nëse është pak i thatë shtojmë ujin pak nga pak.
- Kur masa të jetë elastike, e shtrojmë nbi 1 qese celofani duke i dhënë përmasa katrore 20cm x 20cm (ose mund të përdorim një tavë katrore me këto përmasa dhe shtrojmë brumin uniformë).
- E mbulojmë me celofan dhe sipër dhe me një thikë plastike formojmë 12 drejtkëndësha. Kjo do na ndihmojë ti ndajmë barretat më kollaj pas ftohjes.
- I lëmë barretat të ftohen në freskues për gati 30 min ose 1 orë.
- Ndërkohë shkrijmë në banjë mari çokollatën e zezë.
- Nxjerrim barretat nga frigoriferi dhe 1 e nga 1 i lyejmë me çokollatë, duke shkundur tepricat. Kështu barretat do kenë një shtresë të hollë çokollate si veshje.
- Pasi i kemi lyer me çokollatë, i vendosim sipër një letre kuzhine e i lëmë të mpiksen në freskuese për gati 30 min.
- I ruajmë barretat më pas në një tas qelqi me kapak hermetik.
Konsumoni barretat si snack ose si Post-workout.
Ju bëftë mirë!
Instant Oat Flour – 1kg
1,290L
Përzgjidhni mundësi
Ky produkt ka disa variante. Mundësitë mund të zgjidhen te faqja e produktit
Whey Protein Isolate 100% – 1kg, 2kg
3,990L – 7,490L
Përzgjidhni mundësi
Ky produkt ka disa variante. Mundësitë mund të zgjidhen te faqja e produktit