Receta fitnes

Protein Bars

Receta për: 12 bars  me 108 kcal secila.

Përbërësit:

🔹️60g gjalpë kikiriku

🔹️90g instant oat me vanilje

🔹️24g whey protein 100%isolate

🔹️2 lugë gjelle ujë (ose më.pak)

🔹️120g çokollatë e zezë për veshje

Mënyra e përgatitjes:

  1. Në një enë shtojmë proteinën, tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe gjysmën e sasisë së ujit. E trazojmë brumin me duar dhe nëse është pak i thatë shtojmë ujin pak nga pak.
  2. Kur masa të jetë elastike, e shtrojmë nbi 1 qese cellofani duke i dhënë përmasa katrore 20cm x 20cm (ose mund të.përdorim një tavë katrore me këto përmasa dhe shtrojmë brumin uniform).
  3. E mbulojmë me celofan dhe sipër me një thikë plastike formojmë 12 drejtkëndësha. Kjo do na ndihmojë ti ndajmë barretat më kollaj pas ftohjes.
  4. I lëmë barretat të ftohen në freskues për gati 30 min ose 1 orë.
  5. Ndërkohë shkrijmë në banjë mari çokollatën e zezë.
  6. Nxjerrim barretat nga frigoriferi dhe 1 e nga 1 i lyejmë me çokollatë, duke shkundur tepricat. Kështu barretat do kenë një shtresë të hollë çokollate si veshje.
  7. Pasi i kemi lyer me çokollatë, i vendosim sipër një letre kuzhine e i lëmë të mpiksen në freskuese për gati 30 min.
  8. I ruajmë barretat më pas në një tas qelqi me kapak hermetik.

Konsumoni barretat si snack ose si post-workout. Ju bëftë mirë!

Lini një Përgjigje